Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u shpreh në Kuvend se patronazhistët e Partisë Socialiste do të jenë të pranishëm edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, opozita është e shqetësuar kur përmendet ky grup, por ai tha se patronazhistët janë përdorur edhe në fushatat e tjera elektorale, përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara.
“Sa ju përmendim patronazhistët ju hyn frika juve, aty do i keni prapë, edhe në 11 maj. Për dikë që di si bëhen fushatat elektorale, edhe në SHBA patronazhistët e Trump ishin më të zotë se ata të Biden. 4 vite më parë Biden fitoi se kishte patronazhistë më të mirë”, u shpreh Balla.