-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkon votimin e rezolutës për gjenocidin serb, Balla: Ju arrestuat Adem Jasharin

Kryesoret

Debatet në seancën plenare të Kuvendit janë përshkallëzuar, duke u fokusuar tek gjenocidi serb në Kosovë. Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga mazhoranca që të votojë rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për dënimin e gjenocidit serb, duke i kërkuar gjithashtu falje publike për sanksionet që Shqipëria ka vendosur ndaj Kosovës. Berisha theksoi se kjo rezolutë është një akt i domosdoshëm për të njohur dhe denoncuar krimet e serbëve në Kosovë, duke shtuar se mosvotimi i saj do të ishte një njollë për Shqipërinë.

Në kundërpërgjigje, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, akuzoi Berishën për shpifje, duke e përfshirë në një polemikë të vjetër mbi arrestimin e heroit të Kosovës, Adem Jashari.

Balla: Adem Jasharin e arrestuat ju. Sa i përket dhembshurisë së madhe për atë që do të marri liken ë facebook për këngën e mikut tim Naim Gjoshit. Kënga as ka thënë dikush se është ndaluar. I kam Shkurtes mos i beso gojëve të liga. Meqë nesër kemi takimin e Kuvendeve le të themi ca rrena se ecin shumë shpejt. Mos lejoni të flasin për futboll njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli.

Berisha: Arrestimi i Adem Jasharit është trillim serbo shqiptar i turpshëm. Nuk ka ndodhur kurrë. U trajnua 1992 1993 dhe nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata të cilët e hapën këtë shpifje e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar, e keni vonuar dy vjet. Votojeni sonte që të hiqni njollën e zezë kundër jush. Nuk po bëj politikë unë. Janë jetët e njerëzve shqiptarë që janë vrarë. Ju keni frikë nga Beogradi.

Berisha: Votoni për dënimin e gjenocidit serb, Spiropali: Provokim i pavend

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit