Policia ka goditur dy grupe kriminale që trafikonin kanabis nga SHBA dhe Tajlanda nëpërmjet shërbimit postar. Tre persona u arrestuan dhe në kërkim janë shpallur tre të tjerë.
Policia sekuestroi 2.3 kg kanabis me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e 24 vjeçarit në kërkim, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.
Nga operacioni i dytë u sekuestruan 1.7 kg kanabis me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Tiranë, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.