Në datë 20 Dhjetor, Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët. Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës. Sali Berisha tha sot se Edi Rama nuk mund të shkojë në Kosovë pa kërkuar të falur dhe pa miratuar rezolutën për gjenocidin serb.
“Në datë 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Por ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët kur ka hedhur poshtë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Prandaj do të kërkoj që kjo rezolutë të votohet para se të shkojë parlamenti në një mbledhje të përbashkët.
Së dyti të kërkojë të falur sepse Shqipëria, Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksionet ndaj Kosovës. Ky parlament duhet të kalojë një rezolutë ndjese kombëtare për aktin e turpshëm ndaj Kosovës. Për të mos u ndalur tek ndalimi që i bënë në stadium himnit të kuqezinjve” tha ai.