Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka goditur me grusht efektivin e Policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Pjetër Bogdani”, ku personi me iniciale S. Rr. ka goditur efektivin. Policia e ka arrestuar atë menjëherë.
Po ashtu, një tjetër person, 31-vjeçari I. B., është denoncuar për kërcënime verbale ndaj punonjësit të policisë, por ai ka mbetur në gjendje të lirë.
Materialet për të dy rastet janë kaluar në Prokurori për hetime të mëtejshme.