Përveç kartës së identitetit fizike, shqiptarët do të pajisen me një letërnjoftim digjital, që do të mundësojë kryerjen e shërbimeve në sektorë të ndryshëm si arsimi, shëndetësia, dhe bankat. Sipas projektit të publikuar nga Ministria e Brendshme, kjo nismë synon të reduktojë kohën e pritjes për qytetarët dhe të lehtësojë aksesin në shërbimet digjitale.
Përfitimet e letërnjoftimit digjital përfshijnë gjithashtu luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet, duke rritur besueshmërinë në transaksionet online dhe përmirësuar mbrojtjen e të dhënave personale. Projekti ka një kosto totale prej 5 miliardë lekësh, dhe parashikohet që brenda vitit të tretë të implementimit, 50% e qytetarëve të pajisen me letërnjoftim digjital.