Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-sekretarit të ministrisë së Mjedisit, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Prokuroria e Posaçme akuzon se Bllako është i përfshirë në dy raste korruptive për të favorizuar biznesmenin Klodian Zoto mbi procedurat e ngritjen dhe ndërtimin e këtij inceneratori.
Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.
Në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar ryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.