Një 32-vjeçar nga Delvina, i identifikuar si Shaban Ramaj, është arrestuar pas denoncimit të babait të tij të moshuar për dhunë fizike.
Policia e Komisariatit të Delvinës ka reaguar menjëherë pas denoncimit, duke shoqëruar dhe arrestuar Ramaj.
Mësohet se ky nuk është rasti i parë i dhunës, pasi 32-vjeçari ka precedentë të tjera penale, përfshirë një ngjarje të vitit 2024, ku ai ka kanosur me thikë dhe dëmtuar motorin e një personi.