Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë-Thanë, ku dy mjete janë përplasur për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe mjegull të dendur.
Sipas informacioneve, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe menaxhimin e trafikut.