Sot në Prishtinë u zhvillua mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve të Kosovë dhe Shqipërisë. Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm edhe një pjesë e deputetëve të PD-së.
Duke përfituar nga vizita në Prishtinë, deputetët e PD-së kanë zhvilluar një takim me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti u shpreh se ata u takuan së bashku në një prej sallave të Kuvendit të Kosovës.
“Ishte kënaqësi takimi me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së. Është obligim i yni që të punojmë për avancimin e interesave të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike”, ka thënë Hoti.