Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Albin Kurti nënshkruan sot, më 20 dhjetor, një marrëveshje bashkëpunimi pas seancës plenare të përbashkët në Prishtinë.
Marrëveshja synon organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë në vitin 2030. Kurti theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës rrit imazhin e kombit shqiptar dhe dëshmon traditën e mikpritjes në organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.
Postimi i Albin Kurtit:
Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.
Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.