Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e përbashkët i kërkoi BE-së që të heqë sanksionet që ka vendosur ndaj Prishtinës.
“Dëshira ime e zjarrtë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave dhe tjetri në listën e sanksioneve. Sot janë një absurditet absolut dhe së bashku me presidenten në samitin me BE-në dy ditë më parë, kemi këmbëngulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar, të mos digjen.
Por ne duhet të jemi dorë për dore, paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur edhe skeptikët më të mëdhenj për njohjen e Kosovës. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut duhet t’i bjerë e gjitha vetëm Kosovës, por kurrsesi nuk duhet të lejojmë që as edhe vetëm një gram t’i bjerë Kosovës.
Kosova e ka mundur Serbinë me luftë këtu e 25 vite më parë dhe nuk ka më asnjë arsye për të lidhur në asnjë formë dhe mënyrë fatin europian të saj. Pezmatimi i miqve dhe aleatëve me Kosovën na pengon të bënim sa do të mundnim dhe donim. Më ndjeni ta përsëris porosinë e Bill Clinton që më kërkoi t’u them miqve në Kosovë se “koha nuk e sjell shansin historik përgjithmonë por që të mos e humbasim dhe ta kthejmë në një arritje historike përsa e kemi në kohë” tha ai.