Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë kërkoi nga Prishtina miratimin e një rezolute drejtuar vendeve financuese të Gjykatës Speciale që po gjykon ish-krerët e UÇK-së. Edi Rama ngriti dyshime të forta për procesin që po zhvillohet.
“Sot kur ne jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall Pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vazhdon mbahet peng prej gati pesë vitesh në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare që në cdo hap ka zhgënjyer këdo.
Nuk mund ta gëlltis dot se nyja e mbledhur në fyt nga një dyshim i madh që ai është një proces i parregullt ligjor. Unë nuk rri dot pa u thënë çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për t’ju kërkuar, përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madhe mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi mbi atë proces.
Ndoshta shqetësimi mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata katër njerëz të thjeshtë por edhe për vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare. Nëse Kuvendi i Kosovës do ta ndërmerrte nismën për t’ju drejtuar të gjitha vendeve dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë ti bashkohet edhe kuvendi i Shqipërisë, PS do të angazhohej që të njëjtën rezolutë të votuar nga Kuvendi i Kosovës ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë” tha ai.