-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Rama po fsheh krimin duke fajësuar TikTok, pasi vetë është shefi i krimit

Kryesoret

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu thekson se Rama po kërkon të mbrojë kriminelët dhe se aksioni i tij për të fajsuar platformën TikTok për rritjen e krimit, është një tentativë për të mbuluar pasigurinë dhe dështimin e tij në luftën kundër krimit.

Balliu gjithashtu akuzon Kryeministrin për inkriminimin e institucioneve të shtetit, duke përmendur lidhjet e kriminelëve me listat e tij dhe administratën.

“Shpëtuam, ska më drogë dhe krim tani që Rama mbylli Tik Tok!

Akti i Edi Rames për të fajsuar Tik Tok për krimin provon që ai kërkon të mbrojë kriminelët!

Inkriminimi i institucioneve të shtetit erdhi si rjedhoj e kriminelëve në listat e Edi Ramës dhe në Administratën e tij, kur Edi Rama inkriminonte institucionet e shtetit dhe mbushi vendin me kanabis ku u përfshi e gjithë Rinia Tik Tok nuk ekzistonte në Shqiperi.

Por Edi Rama që ska si të luftoj krimin sepse ai është shefi i krimit ka një hall tjetër me Tik Tok, faktin që nuk kontrollon dot sic kontrollon mediat e vëndit tonë të cilat kanë urdhër nga mengjesi në darkë të merren me opozitën.

Vetëm një njeri i çprishur mund të shfrytëzoj humbjen e jetës të një fëmije për të kryer krime ndaj lirisë së shprehjes dhe mendimit”, shkruan Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit