Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me një bilanc tragjik. Dy të vdekur në Durrës dhe në Librazhd në aksidente rrugore. Në Durrës ndërroi jetë një 22-vjeçar si pasojë e përplasjes së makinës që ai drejtonte me një trajler të parkuar.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Makina me drejtues 31-vjeçarin Eugen Meka është përplasur me kamionin me drejtues 30-vjeçarin me Y.Z.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje 31-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.