Ditën e hënë opozita do të zhvillojë aktin e radhës të mosbindjes civile. Plani është pozicionimi në 5 pika në Tiranë, bllokimi i trafikut, paralizimi total.
Protesta do të nisë në orën 17:00. Për herë të parë pas gati një viti i mbyllur në shtëpi, Berisha zbret në shesh. PD ka kërkuar tre orë leje dhe ka njoftuar Policinë e Tiranës.
Por Policia e Shtetit i ka kthyer se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve dhe se përbën përgjegjësi penale çdo bllokim i rrugëve.
“Organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat në kryeqytet” thotë policia.
Berisha rikthehet në shesh, rrugët që do të bllokohen të hënën