Grigels Muçollari nga selia e PD-së në një deklaratë për mediat u shpreh se produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri dhe se AKU i jep alarmet me vonesa nga 14 ditë në 1 muaj.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:
Me gjithë shqetësimet e ngritura, me gjithë denoncimet, nuk ka përmirësim në sigurinë ushqimore, që është një nga elementet më të rëndësishme në jetën tonë. Është tronditëse që ditet e fundit ngarkesa të medha me mandarina prodhim i yni, janë kthyer mbrapsht nga disa vende të BE duke nisur nga Kroacia, për shkak të permbatjes së lartē të pesticideve, tē demshme për jeten. Kjo ndodh sepse fermerin tonë askush nuk e asiston, nuk e monitoron, nuk e ndihmon. AKU nuk ekziston.
Ato mandarina me permbajtje të ketyre elementeve tē rrezikshme me siguri që janë në tregun tonë dhe po konsumohen edhe tani që flasim. Pse? Sepse AKU, Ministrja e Bujqësisë dhe qeveria nuk bëjnë detyrën. Plehrat kimike dhe pesticidet qe ju ofrohen fermerëve nuk kontrollohen per përmbajtjen reale te tyre. Nuk jane te paktat rastet kur fermerët kane zbatuar protokollet ne menyre rigoroze por me pas produktet i janë kthyer ne kufijtë e BE se.
Institucionet Shqiptare nuk ekzistojnë. Sot do ti referohemi nje tjetër rasti, i cili ka të bëjë me kremin e orizit biologjik, ushqim per foshnja. Një produkt importi ky i futur në tregjet tona. Italia ka konstatuar përmbajtje arseniku, dhe e quan shumë shqetësues si rast. Me 3 dhjetor, ata kanë dhënë alertin. Kanë njoftuar mbi këtë rrezik. Çfarë bën AKU?
AKU reagon pas dy javësh. Agjensia jonë, u thotë konsumatorëve dhe qytetarëve të bëjnë kujdes, 14 ditë pas marrjes së alertit. Pra produkti ka pasur kohën e mjaftueshme për fat të keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar. Ndërkohë kemi të tjera raste të cilat lidhen me përmbajtjen e dioksidit te Sulfuri në kanellë si dhe prani të kadiumit ne spinaq te importuar” tha ai.