Sajmir Oruci, 35 vjeç, është ekstraduar nga Anglia për të vuajtur një dënim total prej 25 vitesh burg në Itali për një seri krimesh të rënda, përfshirë përdhunimin dhe rrëmbimin e një vajze të mitur, dhunën seksuale në grup, grabitje dhe sulm ndaj policisë. Oruci, i arrestuar në Mançester në Nëntor 2023 për akuzën e drogës, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane dhe ishte fshihej për t’i shpëtuar dënimit.
Hetimet e zhvilluara nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Monzës dhe Interpol Mançester çuan në arrestimin e tij dhe më pas ekstradimin në Itali më 19 Dhjetor. Krimet që Oruci ka kryer datojnë në vitet 2015-2016, kur ai banonte në Besana Brianza. Për këtë seri krimesh, ai ishte dënuar fillimisht me 12 vjet dhe 6 muaj, ndërsa më vonë dënimi u rrit përfshirë edhe akuzat e tjera të vjedhjes dhe dhunës ndaj zyrtarëve.