Në kuadër të operacionit “Granturismo 2023”, policia e Varese ka arrestuar dy persona, një shqiptar 26-vjeçar dhe një italian 24-vjeçar, të dy me precedentë penalë dhe të rezidentë në Angli. Ata akuzohen për posedim me qëllim shitjen e 2 kilogramëve kokainë dhe 100 gram hashash.
Operacioni i antidrugës, i cili ka nisur që nga qershori i vitit të kaluar, ka pasur si objektiv pastrimin e qytetit nga shpërndarësit e drogës. Gjatë një kontrolli të kryer pas ndjekjes së një mjeti të dyshuar, u gjetën dhjetëra doza kokaine dhe para cash të përfituara nga trafiku i drogës. Pas kontrolleve të mëtejshme në shtëpitë e të arrestuarve, u sekuestruan edhe 2 kilogramë kokainë, telefona dhe dokumente që vërtetojnë aktivitetin kriminal.