Koordinatori Rajonal në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se në 23 dhjetor në orën 17:00 do të çlirojmë Tiranën nga Sinaloa dhe Ndrageta.
Balliu shprehet se është koha e rikthimit të shtetit ligjor, është koha e ndërtimit të Shqipërisë për shqiptarët.
“Nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër. Kundër varfërisë kundër dhe shfrytëzimit nga kjo qeveri babëzie. Fitorja është me ne!”, shkruan Balliu.