Një 9-vjeçar André Gleißner-it humbi jetën në mënyrë tragjike në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë e drejtuar me shpejtësi marramendëse nga mjeku 50-vjeçar saudit Taleb al-Abdulmohsen, i mori jetën.
Gjithashtu edhe katër gra të moshave 45, 52, 67 dhe 75 vjeç kanë humbur jetën në këtë sulm fatal me makinë. Ende nuk janë bërë publike emrat e viktimave nga autoritetet gjermane.
Ndërsa nëna e André ka shpërndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën engjëllit të saj të vogël.
“Lëreni arushin tim të vogël pelushi të fluturojë përsëri nëpër botë. André nuk i bëri asgjë askujt. Ai ishte me ne në tokë për vetëm nëntë vjet. Pse ti ? Pse? Nuk e kuptoj. Tani je me gjyshen dhe gjyshin në parajsë. Ata ta kanë ndjerë aq shumë mungesën, sa ne këtu tani. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Ta premtoj këtë”, shkruan ajo.