Policia e Greqisë ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante drogë në Ahaia, duke arrestuar katër persona, përfshirë dy shqiptarë dhe dy grekë.
Pas një hetimi më shumë se 4 muajsh, autoritetet sekuestruan 700 gramë kokainë dhe marijuanë.
Grupi dyshohet se ka shpërndarë drogë në të paktën 100 raste në Patra dhe Kato Ahaia.