Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një i moshuar 70-vjeçar ka humbur jetën duke u vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij. Viktima është gjetur nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Forcat e rendit janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij akti të rëndë.
Aktualisht, ende nuk ka informacione të tjera lidhur me motivet e mundshme që e çuan të moshuarin në këtë veprim ekstrem.