14-vjeçari që u ndalua nga policia pasi iu gjet një armë zjarri dhe një sasi fishekësh, ka folur për herë të parë pas ngjarjes.
Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, adoleshenti shprehu pendesën e thellë për veprimin e tij dhe tha se ka kërkuar falje nga prindërit.
“Në shkollë më pritën mirë, por ndihesha sikur më shikonin me një sy tjetër, sikur jam ndonjë kriminel. Nga mësuesit u prita shumë mirë…jam penduar shumë për atë që kam bërë. Nuk e kam shpërndarë armën në rrjetet sociale. I kam kërkuar ndjesë babait dhe nënës. Jam ndjerë shumë i penduar”, tha adoleshenti.