Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pas një operacion të Guardia Civil, ku u zbuluan 6 plantacione të marijuanës në rajonet Huesca të Sobrarbe dhe Ribagorza.
Policia sekuestroi 5800 bimë kanabis dhe 292 kilogramë sytha të tharë, të gatshëm për shpërndarje të paligjshme.
Sasia e drogës, e cila mund të arrinte vlerën prej dy milionë eurosh në tregun e zi evropian, ishte e destinuar për shpërndarje. Autoritetet spanjolle vazhdojnë hetimet për të identifikuar mundësitë e tjera të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës.