Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritet e huaja ka finalizuar ekstradimin e 6 personave. Ata akuzohen për një sërë veprash, si trafikimin e narkotikëve, falsifikimin e dokumenteve dhe veprimatritë kriminale të organizuara.
52-vjeçari Shpëtim Molla u ekstraduan në Itali. Gjykata e Apelit e L’Aquilës e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Gentian Kadillari, 46 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Apelit e Ankonës e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve.
F. Ll., 28 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal.
E. G., 45 vjeç, u ekstradua në Itali. Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
O. Sh., 19 vjeç, u ekstradua nga Kroacia në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar në vitin 2023 me 1 vit e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sh. T., 30 vjeç, u ekstradua nga Italia në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.