Në Durrës, tre persona janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrolleve të vazhdueshme, zbuluan tre lokale ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme. Personat e proceduar janë S. Sh., 25 vjeç, K. T., 27 vjeç dhe N. B., 18 vjeç, të cilët banonin në Durrës.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan tre celularë që përdorej për lojërat e fatit. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.