Opozita po proteston sot në Tiranë, akti i radhës i mosbindjes civile. Demokratët po ndjekin të njëjtin skenar si protesta e mëparshme ku bllokuan disa pika kryesore në Tiranë.
Sot ata janë të vendosur në rrugën pranë Bashkisë së Tiranë, te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta” si dhe tek kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë Xhamisë së Namazgjasë.
Kjo është protesta e parë që Sali Berisha del vetë në terren pas arrestit shtëpiak prej gati 1 viti. Ai theksoi se “do të tërhiqen vetëm kur të votohet qeveria teknike”. Nuk kanë munguar përplasjet me policinë dhe arrestimet.