Pas tërmetit të 26.11.2019 u fol që ndërtesa e dëmtuar e Teatrit të Kukullave në Tiranë, do të rikthehej në identitet…..
Si objekti ku për herë të parë mblidheshin PARLAMENTARËT e asaj çka zyrtarisht u la si Shqipëri londineze, kjo ngrehinë barte vlera të mëdha historike….
U habita vjet kur me vajzën e vogël qëndruam disa javë në Tiranë, dhe pashë se në rrethimin e kantierit për rindërtimin e kësaj ngrehine shkruhej: “Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kukullave”….
Mendova se ishte thjesht një lajthitje e vogël, përsa kohë që publikisht në TV të parët e qytetit dhe të vendit, ishin shprehur për RIKTHIMIN në IDENTITET të kësaj ndërtese…..
“Të lajthitur” paskemi qënë NE, që besuam në premtimin e dhënë nga Mazhoranca e Rilindjes për Rindërtimin dhe funksionalizimin muzeal të Parlamentit të parë Shqiptar, meqë paskësh “qënë Diktatura komuniste ajo që ja kish ndryshuar objektin” kësaj ndërtese….
HISTORIA jonë dhe OBJEKTET e saj pak nga pak po zhbëhen ose po deformohen këto Kohë Demon-kratike, dhe brezat por edhe ata miliona turistë që vinë do ta kenë mjaft të vështirë të flasin objektivisht për të, bazuar në çka shohin e përjetojnë në Shqipërinë tonë të këndej Drinit….
BETONIZIMI i gjurmëve të Antikitetit në Durrhacium të modelit “Made in Dako and Co”, për një të “shumë reklamuar skelet hekuri të emërtuar Veliera” si dhe në themelet e shumta të ngrehinave dhjetrakatëshe, na e kishte bërë shumë të qartë edhe më parë një dukuri të tillë të pandalshme….
Në BE integrohesh me tërësinë e historisë, të kulturës dhe të traditave të Trojeve tona Arbërore të pas Mëvehtësimit më 28.11.1912, dhe jo me një “copëz të tyre” të mbetur pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, si dhe “me fjalimet e përditëshme” të mbajtura ngado…..
PARLAMENTI është vendi i kuvendimit të shqetësimeve dhe ndërtimit të ardhmërisë së Popullit Shqiptar…..
Nëse kuvenduesit në të “i konsiderojmë kukulla në duart e Partitokracisë/Kryetarokracisë” së pas ndryshimeve kushtetuese të 21.04.2008, dhe aulën e Parlamentit “skenën ku performojnë këto kukulla”, ka justifikim për ndryshimin e destinacionit të kësaj ngrehine të bërë nga Sistemi i pas 29.11.1944, POR nëse donim të respektonim historinë e zhvillimeve të Parlamentarizmit në Shqipërinë londineze të pas 28.11.1912, rindërtimi i kësaj ngrehine dhe destinacioni aktual i saj nuk i përgjigjet këtij respekti…..
PUSHT-SHTETI i kishte mundësitë financjare dhe logjistikën e nevojshme, për të ndërtuar një Teatër Kukullash diku gjetkë, POR jo të “rikukëllozonte” ngrehinën e Parlamentit të Parë Shqiptar…..
Një veprim i tillë ve në pah në qeverisjen e sotme, të disa reminishencave të ndikuara nga qeverisja e djeshme e para 31.03.1991…..
Disa herë historia përsërit vetveten, por në një formë disi më të bojatisur ose të parfumosur me “tonalitete apo aroma demon-kratizuese”…..
Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!