Një 56-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se ka vjedhur katër bateri nga kabinat e një linje për shpërndarjen e internetit, me qëllimin për t’i shitur.
Ngjarja ka ndodhur më 19 dhjetor 2024 dhe pas njoftimit të marrë nga autoritetet, policia ka kryer hetime intensive për të identifikuar dhe ndaluar autorin.
Pas veprimeve hetimore, është bërë i mundur arrestimi i 56-vjeçarit, banues në Durrës.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.