Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka dalë pas më shumë se një ore e 20 minutash nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).
Në një deklaratë për mediat, Spahia sqaroi se thirrja e tij në SPAK nuk kishte lidhje me çështje korrupsioni apo lidhje me krimin.
Ai theksoi se kishte dhënë një deklaratë për një çështje që, sipas tij, nuk ka asnjë interes publik.
“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”, tha Spahia në dalje.