-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet kërkesa e partive të vogla, Basha: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. Në lidhje me këtë ka reaguar me anë të një psotimi në rrjetet sociale kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ku shprehet se nuk do të dorëzohen përballë padrejtësive.

Basha thotë që “Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.

“Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.

Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur.

Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre. Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votë e tyre më 11 maj. Shqipëria meriton më shumë!”, shkruan Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit