-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për protestën: U përdorën mashtrues që shihnin gra imagjinare

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së opozitës në Tiranë, duke e cilësuar protestën si një moment çlirimi të kryeqytetit për 3 orë nga “kthetrat e narkoshtetit”.

Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e mashtruesve që shpikën incidente të imagjinuara dhe për përdorimin e dhunës nga policia ndaj deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili u godit dhe u dërgua në spital.

Berisha falënderoi qytetarët dhe protestuesit për qëndresën dhe kritikoi ashpër masat e përdorura gjatë protestës.

Sali Berisha: Falenderoj çdo qytetar që ditën e djeshme me mosbindjen e tyre çliruan kryeqytetin për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit.

Përshëndes të arrestuarit që ndodhen në qeli për revoltën e tyre. I garantoj se PD qëndron fuqishëm dhe me mirënjohje të pakufishme ndaj tyre. Mosbindja e djeshme ka tmerruar deri në palcë Edi Ramën, ndaj u panë shfaqje nga më të shëmtuara dhe më qesharake.

Narkoshteti përdori mashtrues ordiner, që shohin gra imagjinare shtatzënë që lindin në autobusë, i përsëritur sa herë që opozita mban protesta.

Përdori narkopolicinë me uniform për të goditur deputetin Agron Gjerkmarkaj, duke e bërë atë për spital, për të përhequr zvarrë protestues paqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit