Bashkimi Evropian s’kanë komentuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që Kosova të braktisë dialogun bilateral me Serbinë dhe të fokusohet vetëm në negociata me BE-në dhe implementim të njëanshëm të obligimeve të marra në kuadër të procesit të normalizimit.
Një zëdhënës i BE-së ka thënë se Brukseli zyrtar s’komenton mbi komentet e bëra nga kryeministri shqiptar. “S’kemi koment nga ana jonë për komentet”, kanë thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Bashkimit Evropian.
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës gjatë mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve, ka thënë se Kosova duhet të zbatojë njëanshëm obligimet e marra na kuadër të dialogut të Brukselit dhe të mos e pres fare se çfarë po bën Serbia.