Në mbyllje të këtij viti, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar në selinë e qeverisë ceremoninë e ndarjes së “Medaljes së Artë” për gjimnazistët ekselentë. Rama vlerësoi nxënësit për përkushtimin dhe për arritjen e rezultateve të shkëlqyera.
“Mos harroni që një ëndërr që e shikon me sy hapur, përderisa e shikon me sy hapur ti mund ta arrish. Por mes teje dhe asaj ëndrre është një det që t’i duhet të jesh i gatshëm ta kalosh në këmbë pa u zmbrapsur nga dallgët.
Nëse je i gatshëm të bësh të gjitha sakrificat që ëndrra kërkon t’i do ta arrish dhe kjo është jeta e shumë yjeve që sot ju i shihni dhe i admironi në të gjitha fushat. Asnjë nga ato yje nuk ka shkëlqyer sepse thjesht fati ka dashur të shkëlqejë sepse fati është karakteri i njeriut. Këto janë pak fjalë që ndaj me ju sot, ju falënderoj me të gjithë zemër sepse me frymëzoni”, tha Rama.