Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tre autobusë të linjës së “Ish-Uzinës së Autotraktorëve” u përfshinë nga flakët në parkingun e një firme private në rrugën Ali Demi.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti elektrik në një prej autobusëve, duke shpërndarë flakët dhe djegur edhe dy autobusët e tjerë që ishin parkuar pranë.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të shuar zjarrin, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet e ngjarjes.