Mes debateve dhe akuzave të forta mes palëve u zhvillua seanca e dytë e gjyqit në themel për dosjen e Ilir Metës dhe të tjerëve. Presidenti i Partisë së Lirisë u paraqit dhe përshëndeti me dy gishtat lart i buzëqeshur.
Sapo nisi procesi, gjyqtarja largoi kamerat nga salla. Në momentin kur gjyqtarja largoi kamerat Kujtim Cakrani e kundërshtoi këtë vendim duke e cilësuar pa bazë ligjore. Procesi vazhdoi pa kamerat por me gazetarët brenda.









