-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj flet pas daljes nga spitali: Policia përdori dhunë politike ndaj meje

Kryesoret

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së opozitës, kur humbi ndjenjat dhe u shtrua në spital. Në një deklaratë të gjatë, Gjekmarkaj ka hedhur akuza ndaj policisë për përdorimin e dhunës ndaj tij, duke e cilësuar atë si një akt të motivuar politikisht.

Gjekmarkaj ka rrëfyer se gjatë protestës, ai dhe shoqëruesi i tij u rrethuan nga një grup policësh. “I thashë me butësi dhe humor: ‘Mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet.’ Por, ata reaguan me dhunë. Më shtynë brutalisht, thyen pasqyrën e makinës dhe më ngritën në ajër. Pas kësaj dhune, frymëmarrja ime u vështirësua dhe humba ndjenjat,” ka deklaruar ai.

Deklarata e plotë e Gjekmarkajt:

Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese!
Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin tim , punonjes i gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh ! Ju thashe mos me prekni , jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog Universiteti me butesi gati me humor , nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes!

Me shtynë brutalisht , me shume forcë, thyen e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua ! Me terhoqi shoqeruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!
Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!
Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!
Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha per ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira!

Agron Gjekmarkaj
Nen Kryetar i Kuvendit të Republikes
Nën Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit