Zbardhen detaje të reja nga vrasja në fshatin Metoq në Sarandë. Një nga banorët e fshatit ka rrëfyer për mediat si e ka njohur çiftin Tahiraj dhe gruan që vrau burrin me sëpatë.
Fqinji rrëfen se Elvira Tahiraj ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktima, bashkëshorti i saj, Llazar Tahiraj, punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.
‘Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dilte puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool.
Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria.
I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit’ u shpreh fqinji.