Evertoni do të ndeshet të enjten me Manchester Cityn në kuadër të Premier League, në një kohë kur “Qytetarët” e Guardiolës janë në krizë. Për këtë ndeshje, Armando Broja pritet të marrë minuta pas rikthimit nga dëmtimi, dhe trajneri Sean Dyche e ka motivuar sulmuesin shqiptar duke theksuar rëndësinë e konkurrencës në ekip.
Dyche deklaroi se Evertoni kërkon lojtarë që të luftojnë për vendin e titullarit dhe që të bëjnë diferencën kur nuk po shënohet.
“Katër sulmues që konkurrojnë për një vend duhet të jetë motivim i mirë,” tha trajneri, duke e nxitur Brojën dhe të tjerët të shfrytëzojnë mundësitë për të kontribuar në ndeshje.
Broja ka marrë 102 minuta gjatë dy ndeshjeve pas rikthimit të tij dhe pritet të jetë pjesë e sfidës të enjte kundër Manchester Cityt.