Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë, pas procedimit penal të tij nga policia për pjesëmarrjen në protestën e opozitës.
Korreshi ka publikuar një foto, ku shfaqet duke ngrënë drekën në shtëpi – një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj, duke ironizuar mbi situatën.
“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, shkruan ai në postimin e tij. Deputeti, së bashku me dhjetëra kolegë dhe përfaqësues të opozitës, u proceduan nga policia pas protestës së djeshme në Tiranë.