-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i përgjigjet Prokurorisë Speciale: Jam i hapur të dëshmoj në Kryeministri

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në deklaratën për mediat foli rreth çështjes së Prokurorisë Speciale. Kurti tha që është i gatshëm që në Kryeministri të japë deklaratën e tij si dëshmitar.

Ai u shpreh se ka ofruar disa orare dhe po pret që këtë çështje të merret duke u dëshmuar dhe jo duke deklaruar mbi dëshminë.

“Ekziston komunikimi ndërmjet Kryeministrisë dhe Prokurorisë edhe t’u them të drejtën nuk mund të merrem paradite, masdite, përditë me këtë çështje. Unë do të merrem atëherë kur do të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar. Jam i hapur, i gatshëm, i vullnetshëm e interesuar që në Kryeministri ta jap deklaratën time si dëshmitar siç kanë kërkuar. Por, meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën e ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në Kryeministri, e di edhe vetë Prokuroria, atëherë unë kam ofruar disa orare se kur kjo do mund të bëhej dhe po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar e jo duke deklaruar mbi dëshminë, e cila nuk po ndodh. Prokuroria e di mirë se për çfarë rastesh bëhet fjalë. Datat edhe rastet nuk është që unë i kam shumë të qarta, por këshilltarët e mi e Ministria e Drejtësisë i dinë. Por edhe prokuroria e di më mirë se të gjithë ne së bashku” tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit