Një mbrojtës shqiptar ka shënuar një gol vendimtar në fitoren e Napolit ndaj Xhenoas, me rezultatin 1-2, në javën e 17-të të Seria A.
Ky gol i ka dhënë ekipit tri pikë shumë të rëndësishme dhe ka mundësuar përfshirjen e tij në formacionin e javës të Seria A, sipas “Sofascore”. Lojtari, që është titullar i padiskutueshëm për ekipin e tij, ka shpërblyer besimin e trajnerit duke kontribuar me një gol dhe dy asiste këtë sezon.
Napoli aktualisht mban vendin e dytë në kampionatin italian, vetëm dy pikë pas liderëve të Atalantas.