Policia ka arrestuar 7 qytetarë lidhur me protestën e djeshme të Partisë Demokratike, gjatë së cilës disa akse kryesore në kryeqytet u bllokuan për rreth 3 orë.
Protesta pati tensione të mëdha, përfshirë përleshje mes deputetëve dhe forcave të policisë.
Ndër incidentet, u raportua se deputeti Flamur Noka goditi një efektiv, ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat dhe u transportua në spital.
Policia e ka paralajmëruar vazhdimisht se bllokimi i rrugëve është një vepër penale.