Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka urur të gjithë besimtarët shqiptarë për krishtlindje.
Spiropali shprehet që Krishti na tregon që as pushteti, pasuria, fuqia, por dashuria është forca më e madhe njerëzore.
“Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës. Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve!”, shprehet Spiropali.