-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja “Sky ECC” në Greqi, dalin detaje të reja për Aleksandër Sadikajn dhe roli i Denis Grabockës

Kryesoret

Gazeta e përjavshme greke “Documento”, ka zbuluar detaje të reja nga dosja “Sky ECC” në Greqi, ku u zbuluan disa grupe kriminale me lidhje me njëra-tjetrën, të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja.

Një prej personazheve të implikuar në këtë dosje, është edhe 27-vjecari Aleksandër Sadikaj, i vrarë në Tiranë në vitin 2022. Sipas dosjes hetimore, ai rezulton përdorues i “Encrochat” me kodin “loneeagle” dhe i “Sky ECC” me PIN “BSPN6M”.

Gazeta greke ka zbuluar edhe një episod trafiku droge, të shoqëruar me një transfertë 400 mijë euro, ku rezulton i përfshirë 36-vjecari nga Kroça, Denis Grabocka.

Më 5 maj 2020, në orën 20:30, në portin e Civitavecchias, një qytet pak mbi Romë, autoritetet italiane arrestuan U.P., grek. Ai ishte drejtuesi i një kamioni me targa bullgare në pronësi të kompanisë bullgare Zion Trans. Brenda kamionit u gjetën 133 pako me 144 kilogramë marijuanë. Ato ishin fshehur në “çanta”, të përziera me mallra legjitime nga gjashtë paleta detergjente dhe 15 paleta të tjera veshjesh. Shoferi kishte qenë në kontakt me “milanmilan”, një llogari e paidentifikuar e aplikacionit “Encrochat” dhe, me sa duket, kishte marrë ngarkesën nga diku në Barcelonë të Spanjës, me urdhër të Denis Grabockes, kreut të grupit.

“Milanmilan”, sipas provave në dosje, ka pasur rolin e ndërlidhësit për llogari të grupit në Spanjë dhe ka gjente mall që e sillte në Itali dhe Greqi. Për këtë sasi, lidhja e panjohur deri tani në Spanjë, ka marrë 400 mijë euro përmes sistemit “Hawala”, pas një urdhri të Denis Grabockes, kreut të organizatës së dyshuar kriminale, për një tjetër anëtar të paidentifikuar. I njëjti person, “ultrarhino” siç është edhe pseudonimi i tij në aplikacionin “Encrochat”, duket se ka bërë vizita të përsëritura në një dyqan në Aharnon për llogari të organizatës, pasi një javë pas kapjes së ngarkesës në portin italian ka shkuar dhe ka dorëzuar 60 mijë euro të tjera, të cilat kanë mbërritur të nesërmen në Madrid, përmes sistemit “Hawala”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit