Raporti mes Xumit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother duket ende i paqartë.
Dhuratat e bëra nga banori, duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Eglit, e cila u shpreh se i dha sinjale që të hiqte dorë, gjë që duket ai nuk po e bën.
Xumi: Surpriza e tretë ishte për të treguar që e bëra nga unë.
Egli: Po mirë, ti të treja surprizat me petale lulesh dhe gjëra romantike gjete të bëje?
Egli: Këtë duhet ta gjeje ti. S’kishe pse ta çoje çdo gjë te petalet. Ti e di që petalja e bën romantike gjënë.
Xumi: Atë formën e zemrës doja të tregoja çfarë kam unë.
Egli: Po, e bëre atë. E pe si u përdor atje dhe se në sa siklet më vendosën mua. U munduan të më vënë, se nuk më vë njeri në siklet…
Xumi: Pjesa e llokumeve nuk simbolizon asgjë.
Egli: Ti pse e bëre të tretën pra?
Xumi: Unë të tretën e bëra për të treguar…
Egli: Ma tregove mjaftueshëm dhe unë madje të dhashë një sinjal kur të erdha me pjatën dhe të kam thënë “e ke tepruar, ma ke bërë për borxh”. Një mashkull i pjekur e kupton këtë gjë. Këtu s’jemi vetëm. Jemi edhe 17 të tjerë.
Xumi: Në moment që ndodhi ajo atje jashtë, unë ika dhe të pash që po debatoje fortë me ato, kam thënë “t’ia haj zemrën, edhe kur është me nerva sa e bukur është”. Nuk të ka nënvlerësuar Xumi kurrë.
Egli: Unë nuk e di se çfarë thua ti kur unë nuk jam aty. Unë di ato që ti ke thënë kur unë kam qenë aty.