Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 38-vjeçarin Valter Xhelillari, i cili u arrestua pas një incidenti në një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Korçës.
Ngjarja ndodhi më 21 dhjetor 2024, kur Xhelillari hyri me forcë në ambientet e bankës, por u largua menjëherë pasi ka konstatuar praninë e shërbimeve të policisë, pa marrë asgjë nga brenda. Ai u arrestua dy ditë më vonë, pas një operacioni të koordinuar nga policia, e cila e lokalizoi dhe e ndaloi në lagjen nr.6 të qytetit.
Gjatë hetimit, Xhelillari deklaroi se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, pasi ndodhej në gjendje të dehur.