-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri te ‘Arlis’/ Hita: Ende nuk kemi bërë bilancin përfundimtar, po kryhen hetimet!

Kryesoret

Një zjarr me përmasa të jashtëzakonshme përfshiu një pallat në zonën e Farmacisë 10 në kryeqytet, duke sjellë dëme të konsiderueshme dhe mbi 6 persona të lënduar.

Drejtori i ri Policisë, Skënder Hita, tha se ende nuk është bërë bilanci përfundimtar i zjarrit, ndërsa disa punonjës të shërbimit zjarrfikës kanë pësuar djegie të lehta gjatë ndërhyrjes.

“Tani ende nuk kemi bërë bilancin përfundimtar. Janë paraqitur punonjës të shërbimit zjarrfikës, kanë djegie të vogla, janë angazhuar të gjitha forcat dhe kemi bërë menaxhimin dhe koordinimin me forcat e tjera.

Ende nuk janë kontrolluar të gjitha banesat. Është ende herët për të mësuar nga ka lindur zjarri, por do të kryhen të gjitha veprimet hetimore duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë nëse kanë mbetur”, u shpreh Hita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit