Në Durrës, besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë, kremtuan ditën e Krishtlindjes nëpërmjet shërbesave fetare.
Mbrëmjen e djeshme, besimtarët katolikë morën pjesë në meshën për lindjen e Krishtit, ku u lutën për të qenë më pranë Zotit dhe për më shumë paqe dhe mirësi mes njerëzve.
Në mëngjes, besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ku lutjet për paqe dhe dashuri ishin gjithashtu në fokus.
Pas shërbesës, besimtarët shkëmbyen urime për një vit të mbarë dhe të bekuar.